Një pikëpamje ligjore mbi përdorimin e simboleve të komunizmit

Është e nevojshme të ndërmerret një iniciativë serioze për të adresuar propagandimin e simboleve te regjimeve totalitare në Shqipëri.

Shkruar nga

Sjellja e deputetit Bujar Çela me përdorimin e fotos se diktatorit në festën e flamurit, na mundëson ti rikthehemi diskutimeve dhe të shohim nevojën e një rishikimi serioz dhe të thelluar të legjislacionit mbi kufizimet qe lidhen me propagandimin e regjimeve totalitare dhe neneve përkatëse të Kodit Penal ne kontekstin e te drejtave kushtetuese siç është ajo e lirisë së shprehjes.

Kushtetuta

Ne nenin 22 Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes dhe sipas nenit 17 kjo e drejte mund te kufizohet vetëm me “ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”, duhet te jete “në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë” dhe ky kufizim duhet te jete në përputhje me jurisprudencën e GJEDNJ “..në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Kufizimi i parashikuar ne nenin 10 paragrafi 2 i Konventës nënvizon se e drejta e shprehjes ka përgjegjësi dhe mund te kufizohet kur këto kufizime dhe sanksione “bëhen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit…”

Jurisprudenca e GJEDNJ

Një ndër çështjet e fundit ku mund ti referohemi jurisprudencës se GJEDNJ është ajo e Fratanolo v. Hungary, 2012 [https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-107307%22]}]
Ne rastin konkret Fratanolo, anëtar i Partisë Popullore Hungareze, në një proteste kishte shfaqur yllin e kuq 5 cepash qe ishte simbol i partive komuniste qe qeverisen gjate periudhës komuniste.

Fratanolo mbrohej se përdorimi i yllit komunist kishte si qellim jo propagandimin por solidarizimin me organizatat si motra ndërkombëtare. Dënimi me gjobe e dhënë nga gjykata e shkalles se pare per te ishte shkelje e nenit 10, pra të drejtës së shprehjes.

Është interesant arsyetimi i Gjykatës së Apelit sipas i cili argumentonte se “ János Fratanoló e përdori yllin e kuq me pesë cepa në një kontekst politik dhe si një shenjë solidariteti me anëtarët e tjerë të partisë së tij, domethënë sepse ai e identifikoi veten me simbolin, me kuptimin e tij të njohur dhe të shprehur edhe jashtë. Në këtë kontekst, bindjet konkrete politike e të pandehurit janë të parëndësishme: neni përkatës ligjor i ndalon të gjithë, pavarësisht nga bindjet e tyre, të përdorin simbole totalitare, përfshirë yllin e kuq me pesë cepa të lidhur me diktaturën komuniste. Kjo mbetet e vërtetë edhe nëse simboli në fjalë ka kuptim të dyfishtë, duke iu referuar si sistemit totalitar të përmendur më lart, ashtu edhe lëvizjes ndërkombëtare të punëtorëve…”

Me tej Gjykata e Apelit bën dhe një arsyetim interesant ne lidhje me parimet e se drejtës penale sipas së cilës “Tërësia e elementeve të kësaj vepre penale përkufizohet si hipoteza ligjore e të ashtuquajturit krim “sjellje” (jomateriale). Kjo do të thotë se vepra penale do të kryhet thjesht duke kryer sjelljen e penalizuarr (përhapje, përdorim në publik ose ekspozim publik) dhe nuk kërkohet si kusht pasoja ose rezultat i mëtejshëm, e lëre më frika ose ankthi aktual i shkaktuar atyre që e perceptojnë.”

GjEDNJ nuk e pranoi këtë arsyetim duke pasur një qasje shume të zgjeruar ndaj interpretimit të lirisë se shprehjes kur ajo lidhet me komentet te natyrës politike. GjEDNJ citon çështjen Vajnai kundër Hungarisë, 2008 . ..dhe se “një kufizim në shfaqjen e [yllit 5 cepash] të justifikohej, kërkohej që të ekzistonte një rrezik real dhe i pranishëm që çdo lëvizje apo parti politike të rivendoste diktaturën komuniste. Duke qene se Shteti nuk kishte treguar ekzistencën e një kërcënimi të tillë para miratimit të ndalimit në fjalë, kjo e bënte ndalimin e vendosur ne kundërshtim me nenin 10 të Konventës.”

Kodi Penal

Për t’iu kthyer legjislacionit shqiptar. I vetmi nen qe ka një parashikim mbi përdorimin e simboleve antikushtetuese është neni 225 i Kodit Penal (Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese). Ky nen ndalon shpërndarjen e shkrimeve dhe përdorimin e simboleve “që i përkasin një partie, organizate apo shoqate antikushtetuese”. Pra ky nen aktivizohet vetëm nëse përdoren simbolet e nje subjekti juridik që është shpallur antikushtetues me vendim gjykate. Ndërkohe që në rastin Fratanolo v Hungarisë, Gjykata vendase kishte aplikuar nenin 269/B, paragrafi 1 te Kodit Penal Hungarez I cili është shume me I qarte se neni 225 i Kodit Penal shqiptar. Sipas nenit 269/B te paragrafit 2 “Çdo person që (a) shpërndan, (b) përdor në publik ose (c) shfaq një svastikë, një distinktiv SS, një kryq shigjete, një simbol të draprit dhe çekiçit ose një yll të kuq me pesë cepa, ose një simbol që paraqet ndonjërin prej tyre, kryen një vepër penale – përveç nëse është kryer një krim më i rëndë – dhe dënohet me gjobë.”

Edhe pse ne rastin Hungarez, neni përkatës ishte shume here me i qarte GJEDNJ e konsideroi vendimin e Gjykatës ne shkelje të së drejtës se shprehjes në kuptimin e nenit 10 dhe të pamjaftueshëm për ta justifikuar atë sipas kufizimeve te paragrafit 2 te nenit 10 të Konventës. Gjithashtu GJEDNJ “konsideron si një rrezik se një ndalim i përgjithshëm i përdorimit të atij simboli mund të kufizonte gjithashtu përdorimin e tij në kontekste në të cilat asnjë kufizim nuk do të justifikohej. Prandaj, ajo konsideroi se ndalimi në fjalë ishte shumë i gjerë duke pasur parasysh kuptimet e shumta të yllit të kuq: ai mund të përfshinte aktivitete dhe ide që u përkisnin qartë atyre të mbrojtura nga neni 10…. Gjykata theksoi gjithashtu se edhe përhapja e mundshme e ideologjisë komuniste nuk mund të ishte arsyeja e vetme për të kufizuar shfaqjen e yllit të kuq me anë të një sanksioni penal…”.

Në përfundim

Është e nevojshme të ndërmerret një iniciativë serioze për të adresuar propagandimin e simboleve te regjimeve totalitare në Shqipëri, ajo duhet të mbajë në vëmendje jurisprudence e GJEDNJ ku kufizimi apo sanksioni duhet që:

• të kalojë testin e “domosdoshmëria në një shoqëri demokratike” ku shtetet përkatëse duhet te demonstrojnë “nevojën urgjente shoqërore” të rrezikut të përdorimit të këtyre simboleve;
• përdorimi i simboleve të regjimeve totalitare në publik duhet të interpretohet shumë ngushtësisht nga gjykatat dhe jo në mënyrë te zgjeruar. Pra p.sh. një foto mund të përdoret edhe për art, kërkime shkencore sport dhe shfaqje te tjera publike dhe këto raste nuk mund te interpretohen si shkelje e ligjit.

Sidoqoftë në rastin konkret fotografia e diktatorit nuk është simbolike kur ajo përdoret në kontekstin politik, dhe nuk ka qëllim të përgjithshëm përbashkues me organizata ndërkombëtare. Kjo foto ka lidhje ngushtësisht me kontekstin shqiptar dhe sigurisht që ka një efekt propagandues ose glorifikues të periudhës së diktaturës. Por që përdorimi i kësaj fotoje/simbol të konsiderohet në shkelje të ligjit, ndryshimet ligjore por dhe interpretimet e gjykatave nesër, duhet të nënvizojnë se përdorimi i këtij simboli ka si qëllim jo vetëm shprehjen e një mendimi politik por dhe synon ndryshimin e rendit juridik në Shqipëri.

Të Fundit


Kriza në Arsim: skicë për reformën në arsimin e lartë

Kriza në Arsim: skicë për reformën në arsimin e lartë

Arsimi i lartë është në trysninë e transformimeve të mëdha. Studimet tregojnë se shumica e…

Fushata e dështuar e bombardimeve të Izraelit në Gaza 

Fushata e dështuar e bombardimeve të Izraelit në Gaza 

Robert A. Pape Që nga 7 tetori, Izraeli me rreth 40,000 trupa ushtarake ka pushtuar…

Politicidi: Lufta e Ariel Sharonit Kundër Palestinezëve* 

Politicidi: Lufta e Ariel Sharonit Kundër Palestinezëve* 

Me politicid nënkuptoj një proces që ka si qëllim final shpërberjen e existencës së popullit…

Mitet serbe për Kosovën dhe përkundja e tyre në rrëfimin publik shqiptar

Mitet serbe për Kosovën dhe përkundja e tyre në rrëfimin publik shqiptar

Kisha serbe ka qenë një strehë e ngrohtë e gatitjes së paranojës revanshiste serbe ndaj…

Keqkuptimi i europianëve me Serbinë!

Keqkuptimi i europianëve me Serbinë!

Serbia e do Europën, por një Europë që i ngjan Serbisë jo një Serbi që…

Çfarë duhet të bëjë më pas Izraeli?  

Çfarë duhet të bëjë më pas Izraeli?  

Ian Bremmer  Drejtor i GZERO Media Group  Marrë nga GZero Inkursioni tokësor i Izraelit në Gaza duket se ka…