Shqiptarët më të varfrit e Europës edhe në vitin 2021

Sipas të dhënave të EUROSTAT për vitin 2021, 43% e qytetarëve shqiptarë janë të rrezikuar nga varfëria apo përjashtimi social. Megjithëse shkalla e emigracionit të popullsisë është më e larta në …

Shkruar nga

Sipas të dhënave të EUROSTAT për vitin 2021, 43% e qytetarëve shqiptarë janë të rrezikuar nga varfëria apo përjashtimi social. Megjithëse shkalla e emigracionit të popullsisë është më e larta në Europë, edhe banorët e mbetur në Shqipëri rrezikohen nga varfëria dhe përjashtimi shoqëror 2 herë më shumë se mesatarja e BE.

Ndërsa në vendet e BE 1 në çdo 5 persona rrezikohet nga varfëria, në Shqipëri pothuajse 1 në 2 persona kërcënohet nga varfëria dhe përjashtimi social. Të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë se 21.7% e personave në Bashkimin Europian ballafaqohen me rreziqe të ngjashme me ato që përballen 43% e qytetarëve shqiptarë.

Ky indikator korrespondon me numrin e përgjithshëm të (1) personave në rrezik varfërie, (2) personave që përballen me privim të rëndë shoqëror e material (e shprehur nga aftësia e tyre për të përballuar artikuj apo aktivitete të caktuara shoqërore) dhe (3) personave që jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune.

Më e rëndë është situata për familjet shqiptare me fëmijë, 44.6% e të cilave janë të rrezikuara nga varfëria dhe përjashtimi shoqëror. Por Shqipëria udhëheq për përqindjen e popullsisë së rrezikuar edhe në treguesin e familjeve pa fëmijë par të rritur me 40.8%.

Varfëria e fëmiijëve shqiptarë është edhe më e thellë. Po sipas EUROSTAT, 51.8% e fëmijëvë nën 6 vjeç, 47.8% e fëmijëve ndërmjet 6-11 vjeç, dhe 53.6% e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç jetojnë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social. Pra, më shumë se gjysma e tyre nuk janë në gjendje të përmbushin nevojat e tyre për shumë elementë materialë dhe veprimtari shoqërore.

Në të njëjtin nivel të rrezikut të lartë nga varfëria dhe përjashtimi shoqëror janë edhe të moshuarit mbi 65 vjeç. 47.8% e tyre janë klasifikuar në këtë kategori shoqërore dhe ekonomike nga EUROSTAT.

Rreziku nga varfëria dhe përjashtimi shoqëror nuk varet në mënyrë të ngushta nga niveli i të ardhurave të një familjeje, pasi mund të përfshijë edhe papunësinë, intensitetin e ulët të punës, statusin professional ose një gamë të gjerë karakteristikash socio-ekonomike. Për të përllogaritur numrin apo përqindje e popullsisë që jetojnë nën rrezikun e varfërisë apo përjashtimit social, EUROSTAT gërsheton tre tregues të ndryshëm. Personat klasifikohen në këtë kategori nëse gjenden në të paktën njërën nga këto tri situate:

  1. Personat në rrezik nga varfëria, me fjalë të tjera, me një të ardhur familjare të disponueshme që është poshtë pragut që tregon vijën e rrezikut të varfërisë.
  2. Personat që vuajnë nga privimi i rëndë material dhe shoqëror, me fjalë të tjera, ata që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga 13 elementët e privimit (gjashtë që lidhen me individin dhe shtatë që lidhen me familjen) që konsiderohen të dëshirueshme apo të nevojshme nga shumica e njerëzve për të patur një cilësi të përshtatshme jetese.
  3. Personat (nën moshën 65 vjeç) që jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune, me fjalë të tjera, ata që jetojnë në familje ku të rriturit punojnë 20% apo më pak nga potenciali i plotë i kohës për punë gjatë 12 muajve të fundit.

Lista e elementëve të privimit të rëndë material dhe shoqëror, e ndarë në 2 nivele: niveli familjar dhe niveli individual është paraqitur më poshtë:

Niveli familjar:

  • Aftësia për të përballuar shpenzime të papritura
  • Aftësia për të përballuar shpenzimet e një jave pushimesh jashtë shtëpisë
  • Aftësia për t’u ballafaquar me pagesat e prapambetura (kredi apo qira, faturat e shërbimeve, këstet e lizingut apo pagesa të tjera huaje)
  • Aftësia për të përballuar një vakt me mish, pulë, peshk apo barazvlerësin vegjetarian një herë në dy ditë
  • Aftësia për të mbajtur shtëpinë në mënyrë të përshtatshme
  • Zotërimi i një automjeti për përdorim personal
  • Zëvendësimi i mobiljeve të vjetëruara

Niveli personal:

  • Lidhje interneti
  • Zëvendësimi i rrobave të vjetëruara me të reja
  • Posedimi i dy palë këpucëve të përshtatshme (përfshirë një palë këpucë plotësisht lëkurë)
  • Shpenzimi i një shumë të vogël parash për veten çdo javë
  • Aktivitetet e rregullta të kohës së lirë
  • Konsumimi i drekave/darkave ose pijeve me miq apo me familjen të paktën një herë në muaj

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Politike, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Politike” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Të Fundit


Kriza në Arsim: skicë për reformën në arsimin e lartë

Kriza në Arsim: skicë për reformën në arsimin e lartë

Arsimi i lartë është në trysninë e transformimeve të mëdha. Studimet tregojnë se shumica e…

Fushata e dështuar e bombardimeve të Izraelit në Gaza 

Fushata e dështuar e bombardimeve të Izraelit në Gaza 

Robert A. Pape Që nga 7 tetori, Izraeli me rreth 40,000 trupa ushtarake ka pushtuar…

Politicidi: Lufta e Ariel Sharonit Kundër Palestinezëve* 

Politicidi: Lufta e Ariel Sharonit Kundër Palestinezëve* 

Me politicid nënkuptoj një proces që ka si qëllim final shpërberjen e existencës së popullit…

Mitet serbe për Kosovën dhe përkundja e tyre në rrëfimin publik shqiptar

Mitet serbe për Kosovën dhe përkundja e tyre në rrëfimin publik shqiptar

Kisha serbe ka qenë një strehë e ngrohtë e gatitjes së paranojës revanshiste serbe ndaj…

Keqkuptimi i europianëve me Serbinë!

Keqkuptimi i europianëve me Serbinë!

Serbia e do Europën, por një Europë që i ngjan Serbisë jo një Serbi që…

Çfarë duhet të bëjë më pas Izraeli?  

Çfarë duhet të bëjë më pas Izraeli?  

Ian Bremmer  Drejtor i GZERO Media Group  Marrë nga GZero Inkursioni tokësor i Izraelit në Gaza duket se ka…