Kundër konsensusit të vdekur

Konservatorizmi i konsensusit shumë kohë më parë pushoi së hetuari gjërat burimore. Por ne nuk do të reshtim.

Zgjedhjet e 2016 zbuluan ndarje të thella por të fshehura ideologjike mes intelektualëve konservatorë të Amerikës.

Disa prej nesh e mbështetën me gjithë zemër kryengritjen trampjane. Të tjerët me ngurrim tërhoqën levën për Trump. Të tjerë akoma e kundërshtuan kandidaturën e tij, mbështetën etiketën “Asnjëherë Trump” ose, madje, mbështetën Hillary Clinton.

Megjithatë, më shumë se dy vjet më vonë, ne flasim me një zë: Nuk ka kthim në konsensusin konservator të periudhës para-Trump, i cili u shemb në vitin 2016. Çdo përpjekje për të ringjallur konsensusin e dështuar konservator që i parapriu Trumpit, do të ishte e gabuar dhe e dëmshme për të djathtën.

Ne i japim atij (konsensusit) meritat aty ku duhet: konservatorizmi i konsensusit luajti një rol heroik në mposhtjen e komunizmit në shekullin e kaluar, duke promovuar prosperitetin në vend dhe zgjerimin e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në rastin më të mirë, konsensusi i vjetër mbronte të drejtat natyrore të amerikanëve dhe “dinjitetin transcendent të personit njerëzor, si imazhi i dukshëm i Zotit të padukshëm” (Papa Gjon Pali II, Centesimus Annus) kundër plojës së regjimeve totalitare.

Por edhe gjatë Luftës së Ftohtë, ky konservatorizëm shumë shpesh gjurmoi të njëjtin yll polar me liberalizmin – domethënë, autonominë individuale. Fetishizimi i autonomisë solli në mënyrë paradoksale vetë tiraninë që konservatorët e konsensusit pretendojnë se e urrejnë më shumë.

Filozofia publike e Amerikës tani vë në konsideratë “të drejtën për të përcaktuar konceptin e vet për . . . misterin e jetës njerëzore”, siç shkruante gjyqtari Anthony Kennedy, konservatori libertarian par excellence, duke mbrojtur të drejtën kushtetuese për abortin. Por kjo hapësirë e madhe për të zbuluar kuptimin e ekzistencës shtrihet në shkatërrimin e lirisë dhe jetës së të tjerëve (të fëmijës së palindur, në rastin e abortit).

Po, konsensusi i vjetër konservator u kushtoi vëmendje vlerave tradicionale. Por nuk arriti të vononte, aq më pak të kthente eklipsin e të vërtetave të përhershme, stabilitetin familjar, solidaritetin komunitar dhe shumë të tjera. Ai iu dorëzua pornografisë së jetës së përditshme, kulturës së vdekjes, kultit të konkurrencës. Shumë shpesh u përkul para një multikulturalizmi helmues dhe censurues.

I ballafaquar me “Jo”-në oshëtitëse të votuesve ndaj këtyre forcave centrifugale, konservatorët e konsensusit janë bërë më të ngurtë në sigurinë e tyre. Ata i kanë ngritur gjykimet dhe politikat e kujdesshme në dogma të shenjta. Këto dogma – tregtia e lirë në çdo front, lëvizja e lirë nëpër çdo kufi, qeverisja e vogël si qëllim në vetvete, përparimi teknologjik si ilaç – përjashtojnë debatin rreth natyrës dhe qëllimit të jetës sonë të përbashkët.

Konservatorizmi i konsensusit shumë kohë më parë pushoi së hetuari gjërat burimore. Por ne nuk do të reshtim.

Ne e kundërshtojmë shoqërinë pa shpirt të bollëkut individuale.

Shoqëria jonë nuk duhet t’u japë përparësi nevojave të personave pa fëmijë, të shëndetshëm dhe intelektualisht konkurrues. Politika jonë duhet të akomodojë kërkesat e çrregullta të lidhjeve autentike njerëzore: familja, besimi dhe komuniteti politik. Ne mirëpresim aleatët që kundërshtojnë përpjekjet çnjerëzore për “çlirim” si pornografia, “foshnjat e inxhinieruara”, mitra me qira dhe shkëputja e lidhjes midis seksit dhe gjinisë.

Ne qëndrojmë me qytetarin amerikan.

Vitet e fundit, disa kanë argumentuar në favor të imigracionit duke thënë se amerikanët e klasës punëtore janë më pak punëtorë, më pak pjellorë, në një farë kuptimi më pak të denjë se emigrantët e mundshëm. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të zhvendosur qytetarët amerikanë. Përparimi i së mirës së përbashkët kërkon qëndrim me bashkatdhetarët tanë dhe jo braktisjen e tyre. Ata janë bashkëqytetarët tanë, jo njësi ekonomike të këmbyeshme. Dhe, si amerikanë, ne i detyrohemi njëri-tjetrit një besnikëri të veçantë dhe duhet të vendosim njëri-tjetrin në radhë të parë.

Ne refuzojmë përpjekjet për kompromis mbi dinjitetin njerëzor.

Në vitin 2013, Komiteti Kombëtar Republikan publikoi një “raport të autopsisë” që propozonte kompromentimin e çështjeve sociale në mënyrë që t’u bënte thirrje votuesve të rinj. Në fakt, milenialët janë brezi më pro-jetës në Amerikë, ndërsa libertarianizmi ekonomik nuk është aq popullor sa e imagjinojnë përkrahësit e tij të Beltway. Ne afirmojmë dinjitetin e panegociueshëm të çdo jete të palindur dhe kundërshtojmë projektin trans-humanist të vetëidentifikimit radikal.

Ne i rezistojmë një liberalizmi tiranik.

Ne kërkojmë të ringjallim virtytet e liberalizmit dhe fqinjësisë që shumë njerëz i përshkruajnë si “liberalizëm”. Por ne kundërshtojmë çdo përpjekje për të ngatërruar interesat amerikane me ideologjinë liberale. Kur një liberalizëm ideologjik kërkon të diktojë politikën tonë të jashtme dhe të dominojë institucionet tona fetare dhe bamirëse, rezultati është tirania, brenda dhe jashtë vendit.

Ne duam një vend që funksionon për punëtorët.

Partia Republikane i ka mbajtur për një kohë të gjatë investitorët dhe “krijuesit e vendeve të punës” mbi punëtorët dhe qytetarët, duke hedhur poshtë një pjesë të madhe të amerikanëve si marrës të padenjë për kohën e saj. Fitorja e Trump, e nxitur pjesërisht nga apeli i tij për votuesit e klasës punëtore, tregon potencialin e një lëvizjeje politike që dëgjon thirrjet e klasës punëtore po aq sa kërkesat e kapitalit. Amerikanët krenohen më shumë për identitetin e tyre si punëtorë sesa për identitetin e tyre si konsumatorë. Politika ekonomike dhe e mirëqenies duhet t’i japë përparësi punës mbi konsumin.

Ne besojmë se vatra familjare është e rëndësishme.

Për ata që shijojnë të mirat, një botë pa kufij sjell liri të reja dehëse. Ata mund të shkojnë kudo, të punojnë kudo. Ata mund ta quajnë veten “qytetarë” të botës. Por vizioni i atyre që jetojnë në bisht të avionit bie ndesh me nevojën njerëzore për një jetë të përbashkët. Dhe ka sjellë pakënaqësi që sapo kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Ne e përqafojmë nacionalizmin e ri për aq sa ai qëndron kundër idealit utopik të një bote pa kufij që, në praktikë, çon në tirani universale.
Çfarëdo që mund të thuhet për të, fenomeni Trump ka krijuar hapësirën në të cilën mund të shtrohen sërish këto pyetje. Ne do ta ruajmë atë hapësirë me xhelozi. Dhe ne me respekt refuzojmë të bashkohemi me ata që do të ringjallnin Reganizmin e ringrohur dhe do të përjashtonin debatin e sinqertë.

Sohrab Ahmari – New York Post
Jeffrey Blehar
Patrick Deneen – University of Notre Dame
Rod Dreher – The American Conservative
Pascal-Emmanuel Gobry – Ethics and Public Policy Center
Darel Paul – Williams College
C. C. Pecknold – The Catholic University of America
Matthew Peterson – The Claremont Institute
James Poulos – The American Mind
Mark Regnerus – University of Texas at Austin
Matthew Schmitz – First Things
Kevin E. Stuart – Austin Institute
David Upham – University of Dallas
Matthew Walther – The Week
Julia Yost – First Things

Përkatësitë institucionale janë vetëm për qëllime identifikimi dhe nuk përfaqësojnë miratim institucional

Similar Posts